Ndërlidhjet

Ukraina ka plan për zëvendësimin e motorëve raketor rus


Motori raketor rus, RD-180
Motori raketor rus, RD-180

Ukraina ka propozuar që Kievi dhe Uashingtoni të zhvillojnë dhe prodhojnë së bashku një motor rakete për të zëvendësuar motorët rusë që momentalisht përdoren për të lansuar satelitët ushtarak amerikan.

Udhëheqësi i Agjencisë së Hapësirë të Ukrainës, Lyubomyr Sabadosh, ka thënë mbrëmë se ai e ka propozuar planin për të zëvendësuar motorët rusë, RD-180, të cilat Kongresi amerikan ka vendosur t’i nxjerrë prej përdorimit prej vitit 2019.

“Ne kemi propozuar përdorimin e aftësive tona për implementimin e një dizajni të përbashkët si zgjidhje...Është një detyrë mjaft e komplikuar, por ne mund t’ia dalim”, ka thënë ai.

Sabadosh ka thënë se SHBA-të ka shprehur interesim për këtë ide. Ai ka thënë se do të mbahen bisedime të tjera në Kiev në muajin nëntor dhe atëherë do të merren edhe me afate kohore për zhvillimin e idesë, kryerjen e testeve dhe financave.

Kongresi e ka urdhëruar ushtrinë amerikane që të gjej alternativa të motorëve rus për raketa në vitin 2014 kur marrëdhëniet në mes të Rusisë dhe SHBA-ve u përkeqësuan shumë për shkak të aneksimit që Rusia i bëri gadishullit ukrainas të Krimesë.

XS
SM
MD
LG