Ndërlidhjet

Familja e tre shqiptaro-amerikanëve të vrarë në Serbi kërkon drejtësi


Njerëzit i nderojnë kufomat e tre vëllezërve Bytyçi në Prishtinë, më 27 shkurt 2002
Njerëzit i nderojnë kufomat e tre vëllezërve Bytyçi në Prishtinë, më 27 shkurt 2002

Familja e tre shtetasve amerikanë me origjinë nga Kosova, të vrarë gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1999, tha mbrëmë se kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dështuar t’i realizoj premtimet, që të dyshuarit për këtë vrasje të sillen para drejtësisë.

Vëllezërit, Ylli, Mehmet dhe Agron Bytyçi, janë larguar nga Nju Jorku për të luftuar në radhët e kryengritësve shqiptarë kundër sundimit të Serbisë në Kosovë.

Ata ishin arrestuar pas një beteje dhe pastaj trupat e tyre të pajetë ishin gjetur në një varrezë masive në vitin 2001, raporton agjencia Associated Press.

Në një email dërguar kësaj agjencie, avokatët e familjes thonë se “përkundër kërkesave të përsëritura, familjes Bytyçi nuk i është dhënë asnjë njoftim për planet e ardhshme për të lëvizur në këtë rast”.

Avokatët thonë se kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “e ka gënjyer shumë herë familjen e tre shtetasve të vrarë amerikanë. Ai duhet të mbahet përgjegjës”.

I pyetur për të komentuar këtë situatë, një zyrtar i qeverisë, që ka folur në kushte anonimiteti, tha se “ne kemi punuar në këtë rast”.

Përfaqësuesit e familjes Bytyçi pretendojnë për lëshime të shumta në hetime.

“Dëshmitarëve nuk u janë dhënë sinjale të qarta se ata do të mbrohen. Ende nuk ka akuza. Megjithatë, kriminelëve të dyshuar të luftës po u shkon puna mjaft mirë”, thonë ata.

Mëtutje, përfaqësuesit e familjes Bytyçi pretendojnë se i dyshuari kryesor në këtë rast mbetet këshilltar kryesor i kryeministrit Vuçiq dhe presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, dhe Partisë Progresiste të tyre, raporton AP.

XS
SM
MD
LG