Ndërlidhjet

Parlamenti gjerman e miraton rezolutën për njohjen e ‘gjenocidit’ armen


Ilustrim
Ilustrim

Parlamenti gjerman e ka miratuar rezolutën që vrasjen masive të armenëve nga Perandoria Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore e konsideron ‘gjenocid’, raporton BBC.

Turqia e ka kundërshtuar ashpër këtë rezolutë të ‘Bundestagut’, ndërsa ka paralajmëruar se ky veprim do t'i rëndoj marrëdhëniet në mes të dy shteteve.

Partia udhëheqëse e Turqisë, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në reagimin e parë për këtë ngjarje ka thënë se njohja e gjenocidit ka “dëmtuar seriozisht” marrëdhëniet në mes të Berlinit dhe Ankarasë.

Yasin Atkaj, e ka bërë këtë deklaratë në një transmetim televiziv, menjëherë pas votimit në dhomën e ulët të Parlamentit gjerman ku u miratua rezoluta me shumicën e votave.

Ndërkaq një burim brenda të njejtës parti, i ka thëna agjencisë së lajmeve, Reuters, se parlamenti turk planifikon të miratoj një deklaratë kundër këtij votimi në Bundestag.

Armenët thonë se deri në 1.5 milionë banorë të tyre janë vrarë në masakren e vitit 1915, ndërkaq autoritetet turke thonë se numri ka qenë shumë më i vogël.

Deri më tas janë mbi 20 shtete, përfshirë edhe Francën dhe Rusinë, si dhe Papa Françeskun që vrasjet e vitit 1915 i njohin si gjenocid.

XS
SM
MD
LG