Ndërlidhjet

Talibanët vrasin dy persona që i kishin marrë peng


Ilustrim
Ilustrim

Zytarët në krahinën veriore afgane të Kunduzit kanë thënë se talibanët kanë vrarë dy persona që ishin marrë peng nga një konvoj autobusi gjatë kësaj jave.

Hejratullah Akbari, zëdhënës i policisë së Kunduzit ka thënë sot se trupat e pengjeve të vrara janë gjetur në rrugë, një ditë më parë.

Sipas Akbarit, forcat e sigurisë e kanë nisur një operacion për shpëtimin e tetë personave të tjerë që janë marrë peng.

Më 31 maj, militantët e këtij grupi kanë vrarë së paku 13 peraona dhe kanë marrë peng personat e tjerë kur sulmuan disa autobusë në autoudhën afër Kunduzit.

Talibanët e morën përsipër sulmin, dukë thënë se ata kishin cak zyrtarët e sigurisë.

Talibanët rregullisht ndalojnë automjetet e pasagjerëve për të kërkuar personat që punojnë për qeverinë afgane, forcat e sigurisë dhe organizatat ndërkombëtare.

Këto incidente janë në rritje në Afganistan.

XS
SM
MD
LG