Ndërlidhjet

Vjenë: Takimi i OPEC përfundon pa marrëveshje


Ilustrim
Ilustrim

Ministrat e naftës të OPEC, organizatës së vendeve që eksportojnë naftë. Nuk kanë arritur të gjejnë konsensus për rregullimin e çmimeve të naftës gjatë bisedimeve të mbajtura në Vjenë.

Në një komunikatë të publikuar në përfundim të takimit të sotëm, ministrat e kanë nënvizuar nevojën që vendet anëtare të OPEC, të punojnë për stabilizimin e tregut, por aty nuk janë bërë zotime konkrete.

Para këtij takimi, Irani e ka hedhur poshtë idenë e Arabisë Saudite për ringjalljen e veprimeve të koordinuara.

Teherani dëshiron që t’i lejohet ngritja e prodhimit në nivelet që i ka pasur para vendosjes së sanksioneve rreth programit të saj bërthamor. Këto sanksione janë hequr në fillim të këtij viti.

Takimi i Vjenës është mbajtur pas përmirësimit të situatës rreth çmimeve të naftës.

XS
SM
MD
LG