Ndërlidhjet

OKB: Militantët e IS-it duan më shumë sulme në civilë


Ilustrim
Ilustrim

Një raport i Kombeve të Bashkuara thotë se grupi militant, Shteti Islamik, ka nisur një fazë të re që nënkupton vrasjen më të madhe të civilëve jashtë territorit që e kontrollojnë në Irak dhe Siri.

Gjatë gjashtë muajve të fundit, Shteti Islamik ka kryer sulme në 11 shtete, duke vrarë mbi 500 persona në Rusi, Pakistan, Bangladesh, Belgjikë, Egjipt, Francë, Gjermani, Indonezi. Liban, Turqi dhe Shtete të Bashkuara të Amerikës.

Raporti që po qarkullon te shtetet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, thotë se vendet anëtare të OKB-së janë duke raportuar çdo herë e më shumë luftetarë të grupit militant që po kthehen nga Siria dhe Iraku.

Kjo po bëhet për shkak të humbjeve ushtarake dhe humbjes së madhe në territor nga Shteti Islamik.

Sulmet në Paris në muajin nëntor, dhe ato në Bruksel në muajin mars të këtij viti kanë demonstruar “fuqinë për të kryer sulme komplekse dhe shumë valëshe” nga ky grup militant.

Këto sulme thuhet se janë koordinuar nga luftetarët që po kthehen nga Siria, me disa nga direktivat të marra nga liderët e IS-it.

Disa qindra luftetarë të huaj janë “rikthyer në Libi”, derisa të kthyer të tjerë e kanë qëllim të krijojnë lidhje të reja, si pjesë të një strategjie të Shtetit Islamik për të zgjeruar praninë globale, thotë raporti.

XS
SM
MD
LG