Ndërlidhjet

Zyrtarët e FIFA-s kanë shpërblyer veten me 80 milionë $


Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter.
Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter.

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka bërë të ditur se ish-presidenti i saj, Sepp Blatter, dhe dy ish-zyrtarë të tjerë kanë shpërblyer veten me rritje pagash dhe çmime të ndryshme, në vlerë prej 80 milionë dollarësh, për disa vjet.

FIFA ka thënë të premten se një hetim i brendshëm ka zbuluar se treshja, që përfshin edhe ish-sekretarin e përgjithshëm, Jerome Valcke, dhe ish-drejtorin e financave, Markus Kattner, ka qenë e përfshirë në një “përpjekje të koordinuar” për të “pasuruar veten” në periudhën 2011-2015.

FIFA ka thënë se provat e mbledhura nga hetimi i saj do t’iu dorëzohen prokurorëve zviceranë dhe amerikanë.

FIFA është trazuar qysh në maj të vitit 2015, kur një hetim i SHBA-së ka nxjerrë në pah korrupsionin e përhapur në krye të organizatës.

Gjatë vitit të kaluar, Blatter, Valcke dhe Kattne janë pushuar ose përjashtuar nga puna për shkak të keqmenaxhimeve të dyshuara me mjetet e FIFA-së.

XS
SM
MD
LG