Një prokuror dhe katër persona të tjerë janë vrarë gjatë një sulmi kundër një kompleksi të gjykatës në pjesën lindore të Afganistanit.
Zyrtari i lartë i policisë në provincën Logar, Nesar Ahmad Abdul Rahimzai, tha se të tre personat e armatosur që sot e sulmuan gjykatën, janë vrarë nga forcat e sigurisë.
Sulmi në këtë kompleks në vendin Puli Alim, ndodhi derisa shefi i ri i emëruar i prokurorisë, Akram Nejat, po i paraqitej opinionit.
Nga ky sulm janë plagosur edhe 19 vetë të tjerë.
Përgjegjësinë për sulmin e sotëm e kanë marrë talibanët.
Gjatë javëve të fundit talibanët i kanë sulmuar zyrtarët e sistemit gjyqësor, pasi 6 militantë të dënuar, përfshirë katër talibanë, janë ekzekutuar mujain e kaluar.
Në fund të muajit maj, 10 vetë janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur nga një sulm vetëvrasës me bombë kundër një autobusi, me të cilin udhëtonin zyrtarët e gjyqësisë prej kryeqytetit Kabul për në provincën Vardak.