Ndërlidhjet

Netflix do e prodhojë serialin e parë indian


Ilustrim
Ilustrim

Gjiganti amerikan, Netflix ka njoftuar se do të prodhojë serialin e parë indian duke e vazhduar kështu rritjen globale të kompanisë.

Kompania e njohur për serialin e sukseshëm, ‘House of Cards’ ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me autorin indian, Vikram Chandra për ekranizimin e novelës së tij, “Sacred Games” apo Lojëra të Shenjta në shqip.

Seriali do e tregoj historinë e krimit të organizuar, korrupsionit, politikës dhe spiunimit në kryeqytetin financiar të Indisë, Mumbai.

Megjithatë, nuk është bërë ende e ditur koha kur do të fillojnë xhirimet e këtij seriali të ri.

Netflix ka filluar punën në vitin 2007 si një kompani përmes së cilës amerikanët mund të porosisnin DVD përmes internetit. Tani, kompania është shndërruar në një biznes tejët të sukseshëm që prodhon seriale që fitojnë edhe çmime.

Në muajin janar, Netflix është bërë i qasshëm në 190 shtete të botës, përfshirë edhe Kosovën.

XS
SM
MD
LG