Ndërlidhjet

AAK dhe Nisma kërkojnë zgjedhje, jo ratifikim të demarkacionit


Ilustrim
Ilustrim

Dy parti opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë përsëritur kërkesën e tyre që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Liderët e këtyre dy subjekteve politike, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj gjatë një konference të përbashkët për media, thanë se institucionet aktuale të Kosovës e kanë humbur legjitimitetin. Si të tilla, këto institucione, sipas dy liderëve opozitar, nuk mund të ratifikojnë Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe as të hartojnë statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Tanimë ato kanë humbur legjitimitetin për ratifikimin e marrëveshjeve dhe kërkojmë që menjëherë të ulemi dhe shpallim datën e zgjedhjeve”, ka thënë kryetari i partisë Nisma, Fatmir Limaj. Vetëm pasi që Kosova t’i ketë institucionet e reja të dala nga zgjedhjet, sipas tij, mund t’i rihapin temat e demarkacionit apo asociacionit.

Ndërkaq, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se koalicioni qeverisës po përpiqet të kontrabandoj ratifikimin e marrëveshjeve të papranueshme nga opozita.

“Kemi drojën dhe vërtetë jemi të shqetësuar se nëse insistohet të shkohet kah kontrabandimi i këtyre marrëveshjeve, qoftë për kah hartimi i statutit të asociacionit apo ratifikimit të demarkacionit do të thellohet kriza në vend, andaj edhe jemi sot këtu”, ka thënë Haradinaj.

Të dy liderët opozitar janë shprehur se gjendja në vend është mjaftë serioze.

XS
SM
MD
LG