Ndërlidhjet

Obama do të vizitojë Poloninë dhe Spanjën në korrik


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, planifikon një udhëtim treditësh, muajin e ardhshëm, në Poloni dhe në Spanjë.

Sipas njoftimit, Obama do të ndjekë samitin e NATO-s më 8 dhe 9 korrik në Varshavë, përpara se të udhëtojë në Spanjë.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se ky do të jetë “samiti i pestë dhe i fundit i Obamës me udhëheqësit e NATO-s”.

Në këtë samit pritet të vendoset nëse NATO-ja do të rrisë praninë e trupave dhe të pajisjeve në bazat në Poloni dhe në shtetet e Baltikut, të cilat përballen me kërcënimin e agresionit rus.

XS
SM
MD
LG