Ndërlidhjet

Assad: Do ta çliroj çdo pjesë të Sirisë


Presidenti sirian, Bashar al-Assad
Presidenti sirian, Bashar al-Assad

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, është zotuar se do e “çlirojë çdo centimetër” të shtetit nga grupet që janë duke e kundërshtuar regjimin e tij.

“Lufta e jonë kundër terrorizmit po vazhdon derisa të çrrënjoset”, ka thënë Assadi gjatë një fjalimi në parlamentin e sapo zgjedhur. Parlamenti është mbledhur për herë të parë prej muajit prill kur janë mbajtur zgjedhur në pjesët e territorit që kontrollohen nga qeveria.

Këto zgjedhje janë bojkotuar nga forcat opozitare.

Assadi ka thënë se situata në terren është shumë më e mirë se sa para disa muaje.

“Opsioni ynë i vetëm është fitorja, ndryshe Siria nuk do të ekzistoj më”, ka shtuar ai.

Rusia i ka nisur sulmet ajrore në Siri në shtatorin e vitit të kaluar, duke i ndihmuar kështu forcat qeveritare që të rimarrin territore nga rebelët.

Fitorja më e madhe është shënuar në muajin mars, kur forcat siriane, të përkrahura nga sulmet ajrore të Rusisë e kanë rimarrë qytetin e Palmirës nga grupi militant, Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG