Ndërlidhjet

Al Shabab thotë se ka vrarë mbi 40 ushtarë të Bashkimit Afrikan


Somali - foto arkivi
Somali - foto arkivi

Grupi militant i Al Shababit ka thënë se ka vrarë mbi 40 ushtarë të Etiopisë në një sulm kundër bazës së Bashkimit Afrikan në pjesën qendrore të Somalisë.

Misioni i Bashkimit Afrikan ka konfirmuar sulmin, por ka thënë se “armiku është zmbrapsur me sukses”.

Ky mision mbështet Qeverinë e Somalisë, e cila po përpiqet të kthejë kontrollin e territoreve nga Al Shababi.

Etiopia është një nga pesë vendet që kontribuojnë me trupa në misionin prej 22,000 forcash të Bashkimit Afrikan.

Al Shababi në Somali është formuar rreth dhjetë vjet më parë dhe lufton për sundimin islamik.

XS
SM
MD
LG