Ndërlidhjet

Sulme vdekjeprurëse në Irak, dhjetëra të vrarë


Lagjja Bagdadi i Ri, 9 qershor 2016.
Lagjja Bagdadi i Ri, 9 qershor 2016.

Raportet nga Iraku bëjnë të ditur se së paku 20 persona janë vrarë në dy sulme të ndara në dhe përreth Bagdadit.

Sipas policisë, një makinë e mbushur me eksploziv ka shpërthyer në një rrugë komerciale të Bagdadit të Ri, lagje me shumicë shiite.

Së paku 15 veta kanë humbur jetën në këtë sulm.

Një makinë bombë ka shpërthyer po ashtu në qytetin Taji, në veri të Bagdadit, duke vrarë së paku pesë veta.

Përgjegjësinë për sulmet nuk e ka marrë ende asnjë grup, por militantët e të ashtuquajturit Shtet Islamik kanë kryer sulme të tilla në muajt e fundit.

Bombardimet e fundit vijnë në kohën kur forcat irakiane po bëjnë përpjekje të marrin kontrollin e qytetit Falluxha nga Shteti Islamik.

Falluxha është qyteti i parë që është pushtuar nga grupi ekstremist në vitin 2014.

XS
SM
MD
LG