Ndërlidhjet

Kosovë: Serbët në Prizren e shënuan një festë fetare


Pamje nga një pjesë e Prizrenit
Pamje nga një pjesë e Prizrenit

Afro 100 serbë sot në Prizren e kanë shënuar një festë fetare, ndërsa mbështetjen financiare e ka siguruar Zyra për Kosovën e qeverisë së Serbisë.

Në këtë ceremoni fetare, kanë marrë pjesë personat e kthyer në Prizren, pastaj serbët nga Rahoveci dhe Shtërpca, e serbë të tjerë që jetojnë jashtë Kosovës.

Në një kishë ortodokse në lagjen Nënkalaja në Prizren, është mbajtur një liturgji. Kjo festë shënohet të enjten 40 ditë pas pashkëve, raporton agjencia Beta.

Janë ekzekutuar edhe këngë e valle serbe nga rajoni i Prizrenit, ndërsa në oborrin e kishës është hapur një ekspozitë e piktuarave me motive prizrenase, e autorit, Kërsta Vasileviq.

XS
SM
MD
LG