Ndërlidhjet

Afganistan: IS-i vret gjashtë policë


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët afganë kanë thënë se persona të armatosur që kanë lidhje me grupin ekstremist, Shteti Islamik, kanë vrarë gjashtë policë në krahinën lindore të Nangarharit, në kufi me Pakistanin.

Kryengritësit raportohen se kanë sulmuar shtabin administrativ në rajonin, Haska Mina, në orët e hershme të 11 qershorit.

Zyrtarët thonë se 15 militantë të IS-it janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur në betejë.

Nangarhar ka kohë që është goditur nga dhuna e grupeve kryengritëse.

Gjatë muajve të fundit, trupat qeveritare të përkrahura nga sulmet ajrore pretendojnë se kanë arritur sukses kundër luftetarëve të IS-it, të cilët besohen se janë ish talibanë.

XS
SM
MD
LG