Ndërlidhjet

Florida: Sulmohet një klub nate, dyshohet për të lënduar


Ilustrim
Ilustrim

Disa persona janë lënduar pasi një person ka hapur zjarr brenda një klubi nate për homoseksualët në Orlando të shtetit federal amerikan, Florida, raporton BBC në bazë të dhënave të policisë amerikane.

Raportime ende të pakonfirmuara thonë se sulmuesi gjendet ende brenda klubit, ‘Pulse’, ndërsa dyshohet se ai po mban disa persona peng.

Pamjet filmike që po ndahen nëpër rrjete sociale shfaqin disa dhjetëra automjete të emergjencës në vendin e ngjarjes ku njerëzit po trajtohen nga mjekët.

Një person që ka qenë brenda klubit, iu ka thënë mediave se i dyshuari që po e kryen sulmin ka nisur të gjuaj me armë zjari rreth orës 2 të mëngjesit, sipas orës lokale në Florida.

"Njerëzit që ishin duke kërcyer në podium dhe ata që ishin te banaku ranë në tokë, ndërsa ne të tjerët që ishim afër daljes nga prapa, dolëm jashtë dhe filluam të vraponin larg klubit”, shkruan Ricardo Almodovar, në faqen e klubit në ‘Facebook’.

Ndërkaq dëshmitari tjetër i ngjarjes, Anthony Torres ka thënë se njerëzit janë dëgjuar duke bërtitur derisa kanë parë njerëzit e vdekur brenda klubit të natës.

XS
SM
MD
LG