Ndërlidhjet

Orlando: Vritet i dyshuari i sulmit brenda klubit, "Pulse"


Pamje arkivi brenda klubit, 'Pulse' në Orlando, Florida - SHBA
Pamje arkivi brenda klubit, 'Pulse' në Orlando, Florida - SHBA

Personi qe dyshohet se e kreu sulmin në klubin e natës, "Pulse" në Orlando është vrarë, njofton policia në këtë qytet amerikan.

Autoritetet kanë thënë se sulmi mund të konsiderohet një “situatë më shumë viktima”.

Mediat në SHBA po raportojnë shifra të ndryshme të viktimave, porse autoritetet ende nuk kanë dhënë një numër të konfirmuar të viktimave të mundshme.

Të shtënat me armë zjarri brenda klubit të homoseksualve kanë nisur mëngjesin e sotëm në Orlando, ndërsa klubi kishte shkruar në faqen e tij në Facebook:

“Të gjithë dilni nga Pulse dhe vazhdoni të vraponi”.

XS
SM
MD
LG