Ndërlidhjet

Deputetët gjermanë me origjinë turke kërcënohen me vrasje


Kryetari i Bundestagut gjerman, Norbert Lammert
Kryetari i Bundestagut gjerman, Norbert Lammert

Në Gjermani, 11 deputetë me origjinë turke janë vendosur nën mbrojtje policore pasi kanë marrë kërcënime me vrasje.

Kërcënimet janë dërguar për shkak të rezolutës së miratuar në parlamentin gjerman që vrasjet masive të para një shekulli të armenëve nga perandoria osmane të njihen zyrtarisht si gjenocid.

Politikanët me origjinë turke janë në mesin e shumicës absolute që kanë votuar pro rezolutës në fjalë në parlamentin gjerman më 2 qershor.

Vrasja masive të Luftës së Parë Botërore dhe deportimi i 1.5 milionë armenëve nga Osmanët turkë nga shumë historianë në botë dhe disa shtete konsiderohen si gjenocid.

Turqia e hedhë poshtë këtë vlerësim duke thënë se numri i armenëve të vrarë është shumë më i vogël. Zyrtarët turkë thonë se vrasjet gjithashtu kanë qenë pjesë e përballjeve të luftës civile e jo plan i Osmanëve që të asimilojnë minoritetin e krishterë.

Parlamenti gjerman e ka zemëruar tejmase Turqinë me votimin e rezolutës. Turqia tashmë e ka kthyer ambasadorin e saj nga Berlini në Ankara.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka kërkuar nga deputetët gjermanë me origjinë turke që të kryejnë “teste gjaku” që të shohin se “cfarë lloji i turqve janë ata”.

XS
SM
MD
LG