Ndërlidhjet

SIPRI: SHBA dhe Rusia ngadalë po e reduktojnë armatimin atomik


Pamje nga lokalet e institutit SIPRI në Stokholm të Suedisë
Pamje nga lokalet e institutit SIPRI në Stokholm të Suedisë

Instituti për moszgjerim të armatimit atomik, SIPRI, me seli në Stokholm, thotë se fuqitë më të mëdha atomike në botë, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, ngadalë po e reduktojnë arsenalin e tyre atomik, por po i modernizojnë kapacitetet e tyre.

Instituti Ndërkombëtar i Paqes në Stokholm (SIPRI) në raportin e tij të publikuar sot thekson se ka më pak se 455 koka atomike në fillim të vitit 2016, në mesin e nëntë shteteve, në krahasim me një vit më parë.

Në këtë kuadër, SIPRI thotë se Shtetet e Bashkuara, Rusia, Britania, Franca, Kina, India, Pakistani, Izraeli dhe Koreja Veriore, kanë gjithsej 15,395 koka bërthamore në fillim të vitit 2016, përfshirë 4,120 që ishin vendosur në mënyrë operacionale.

XS
SM
MD
LG