Ndërlidhjet

Gjermania kërkon që në Shqipëri të miratohet reforma gjyqësore


Frank-Walter Steinmeier
Frank-Walter Steinmeier

Gjermania u është bashkuar partnerëve perëndimorë të Shqipërisë në thirrjen për përfundimimn e shtyrjes së pakos për reformën gjyqësore, që është kusht për fillim të negocuiatave për pranim në Bashkimin Evropian.

Gjatë 18 muajve të negociatave që janë ndihmuar nga ekspertët e BE-së dhe SHBA-ve, partitë kryesore politike në Shqipëri ishin afër propozim-marrëveshjes, raporton agjencia Reuters nga Tirana.

Por, bisedimet kanë dështuar, ndërsa opozita ka shqetësime se pavarësia e sistemit të gjyqësisë nuk do të jetë e garantuar.

Duke i forcuar mesazhet nga liderët e BE-së dhe SHBA-ve, ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, tha sot se e ardhmja e Shqipërisë në BE mund të vonohet, nëse dështon të bëjë progres në reformën e gjyqësisë deri në vjeshtë, kur BE-ja pritet ta shqyrtoj progresin kah anëtarësimi.

“Shpresoj shumë se reforma e gjyqësisë nuk bëhet pengesë në rrugën e Shqipërisë kah Bashkimi Evropian”, u tha sot Steinmeier reporterëve në Tiranë.

“Ne na duhet Shqipëria demokratike me gjyqësi të pavarur, që është e aftë ta luftoj korrupsionin”, tha Steinmeier.

XS
SM
MD
LG