Ndërlidhjet

OKB e dënon sulmin në Orlando


Flamuri i OKB-së
Flamuri i OKB-së

Këshilli i Sigurimit i OKB-së, megjithë kundërshtimin e Rusisë dhe vendeve afrikane e myslimane e ka dënuar sulmin në Orlando të Floridas.

Ky Këshill e ka dënuar sulmin që "kishte cak njerëzit për shkak të orientimit të tyre seksual” përmes një rezolute që e kishte shkruar misioni amerikan në këtë organizatë.

Sulmuesi që kishte treguar besnikëri ndaj grupit militant, Shteti Islamik, ka vrarë, mëngjesin e së dielës, 49 persona dhe ka plagosur shumë të tjerë.

Grupet që merren me të drejtat e njeriut thonë se Shteti Islamik ka ekzekutuar shumë homoseksualë duke i hedhur ata nga ndërtesat e larta apo duke i goditur me gurë deri në vdekje.

“Nëse ne jemi unikë në zemërimin tonë për vrasjen e kaq shumë njerëzve, dhe ne jemi shumë të zemëruar, atëherë të jemi po kaq unik edhe në ruajtjen e dinjitetit universal të të gjithë personave pavarësisht asaj se kë e dashurojnë ata, e të mos i dënojmë vetëm terroristët që i vrasin njerëzit”, ka thënë zëvendësambasadori amerikan në OKB, David Pressman derisa kërkonte nga vendet anëtare që ta përkrahin rezolutën.

Të qenit homoseksual është i dënueshëm me ligj në 74 shtete anëtare të OKB-së, njofton organizata botërore.

Kjo temë rregullisht nxit debate të ashpra në OKB.

Rusia së fundi i është bashkuar vendeve myslimane që iu kanë ndaluar grupeve LGBTI që të marrin pjesë në një konferencë të OKB-së për SIDA-n.

XS
SM
MD
LG