Ndërlidhjet

KE miraton buxhetin për dhomat e Gjykatës Speciale 


Ilustrim
Ilustrim

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar buxhetin për mbështetje të dhomave të Gjykatës Speciale prej afro 29 milionë eurosh për një periudhë një vjeçare. Njëkohësisht me buxhetin e Gjykatës Speciale Këshilli ka miratuar edhe buxhetin për EULEX-in, në një shumë prej afro 35 milionë eurosh për një periudhë prej dy vjetësh, deri në qershor të vitit 2018.

Vendimi për buxhetin e të dyja institucioneve evropiane erdhi në ditën kur Këshilli mori vendimin për zgjatjen e mandatit të misionit për sundimin e ligjit, pavarësisht se Kosova ende nuk ka arritur që ta miratojë në Kuvend një letërkëmbim të paralajmëruar ndërmjet Presidentit dhe shefes për politikë të jashtme të BE-së.

Gjykata Speciale thuhet se do të merret me krimet e supozuara të ish pjesëtarëve të UÇK-së, “ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë në periudhën ndërmjet viteve 1998-2000”.

Së shpejti pritet që të fillojë procesi i përzgjedhjes së gjykatësve të Gjykatës Speciale, pasi pjesa administrative është përmbyllur.

XS
SM
MD
LG