Ndërlidhjet

Rusia e akuzon NATO-n për “histeri rusofobike”


Igor Konashenkov
Igor Konashenkov

Rusia e ka akuzuar NATO-n për përhapje të “histerisë rusofobike” para samitit të aleancës në muajin korrik në Poloni.

Zëdhënësi i Ministrisë së mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenko, tha sot se synimi i deklaratave kundër Rusisë nga “përfaqësues individual” të aleancës është që “qëllimisht të krijohet panik dhe të mbahet pamje e armikut të pabesë, për sigurim të buxheteve kolosale ushtarake”.

Raportet ndërmjet NATO-s dhe Moskës e kanë arritur nivelin më të ulët prej Luftës së Ftohtë, për shkak të aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë, në mars të vitit 2014 dhe për shkak të mbështetjes ruse për separatistët në pjesën lindore të Ukrainës.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot i ka bërë thirrje Rusisë që t’i tërheq forcat e veta dhe pajisjet ushtarake nga Ukraina dhe ta ndalë mbështetjen për separatistët në pjesën lindore të Ukrianës.

Zyrtarët rusë disa herë i kanë kundërshtuar pohimet se kanë dërguar trupa ose pajisje ushtarake në Ukrainë, përkundër provave që e tregojnë të kundërtën.

XS
SM
MD
LG