Ndërlidhjet

Iran: 15 viktima gjatë përleshjeve të Gardës me kurdët


Ilustrim
Ilustrim

Agjencitë e lajmeve të Iranit kanë raportuar se 15 persona janë vrarë, prej të cilëve 12 kurdë dhe tre pjesëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit gjatë luftimeve në mes të rebelëve kurdë dhe Gardës Kombëtare.

Rebelët e kanë kaluar kufirin duke kryer veprime të “sabotazhit” në pjesën veriperëndimore të Iranit, pjesë ku janë përballur me Gardën, raportojnë agjencitë e lajmeve Fars dhe Tasnin.

Oshnavieh gjendet rreth 20 kilometra larg rajonit autonom kurd në Irakun verior.

Zyrtari më i lartë i policisë së Iranit, Gjeneral Hossein Ashtari, ka thënë se luftetarët e vrarë janë pjesëtarë të Partisë së Jetës së Lirë të Kurdistanit, një grup kurdo-iranian që ka lidhje të afërta me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, parti kjo e deklaruar e jashtëligjshme në Turqi.

“Një sasi e madhe a rmëve dhe municionit janë konfiskuar nga ky grup terrorist”, ka thënë Ashtari për Tasnim.

Megjithatë, Mohammed Nazif Qadiri, pjesëtar i Partisë Demokratike të Kurdistanit iranian, i ka thënë Associated Press se luftetarët i takojnë organizatës së tij.

Qadiri gjithashtu ka thënë se kurdët kanë vrarë mbi 12 pjesëtarë të Gardës, përfshirë një kolonel.

XS
SM
MD
LG