Ndërlidhjet

Putin e pranon: SHBA e vetmja super-fuqi


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në Forumin Ndërkombëtar Ekonomik në Shën Petersburg.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në Forumin Ndërkombëtar Ekonomik në Shën Petersburg.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë ndoshta super-fuqia e vetme në botë, porse Rusia nuk do të pranojë ndërhyrjen e SHBA-së në çështjet e saj të brendshme.

“Amerika është fuqi e madhe – sot ndoshta e vetmja super-fuqi. E pranojmë”, ka thënë Putin në Forumin Ndërkombëtar Ekonomik në Shën Petersburg, për të shtuar se Rusia do dhe është gati të punojë së bashku me SHBA-në.

Putin ka përsëritur kritikat për, siç është shprehur, rolin e gabuar të SHBA-së në çështjet e Ukrainës.

Putin ka thënë se biznesi në SHBA ka pësuar pak nga sanksionet amerikane dhe të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, porse dëmi në Evropë është shumë më i madh.

SHBA dhe BE i kanë vënë sanksione Rusisë pasi kjo e fundit ka aneksuar Gadishullin e Krimesë nga Ukraina në mars të vitit 2014 dhe vazhdon të mbështesë separatistët në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG