Ndërlidhjet

Shqipëria mposht Rumaninë 1 me 0


Armando Sadiku shënuesi i golit të fitores
Armando Sadiku shënuesi i golit të fitores

Kombëtarja shqiptare shënoi të dielën në mbrëmje fitoren e parë në kuadër të Kampionatit Evropian të Futbollit duke e mposhtur ekipin e Rumanisë me rezultat 1 me 0. Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Armando Sadiku në minutën e 43 të pjesës së parë të ndeshjes.

Kombëtarja shqiptare me fitoren ndaj Rumanisë u ngrit në vendin e tretë në tabelë, pas skuadrës së Francës dhe asaj të Zvicrës, në pozitën e parë përkatësisht të dytë, që luajtën baraz.

Trajneri i ekipit të Shqipërisë, Gianni de Biasi, e vlerësoi si “fitore historike në ndeshjen më të bukur”.

Kombëtarja shqiptare me Rumaninë luajti ndeshjen e fundit në kuadër të grupt A, në Lyon të Francës.

Të dyja ekipet janë takuar gjithsej 17 herë dhe Shqipëria me Rumaninë ka një histori prej 10 humbjesh, 3 fitore (me këtë në Lyon) dhe 4 barazimesh (UEFA.com)

Ndeshjet e grupeve të tjera do të luhen ditën e hënë dhe pas përfundimit të tyre do të shihet nëse kombëtarja shqiptare do të kualifikohet në të tetën e finales.

Fitorja e kombëtares shqiptare është kremtuar në rrugët e qytetit të Prishtinës, me qindra tifozë që kanë festuar në sheshin kryesor të saj.

XS
SM
MD
LG