Ndërlidhjet

Poroshenko: Tifozët rusë të futbollit janë “luftëtarë të trajnuar”


Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se tifozët rusë të futbollit, që kanë kryer dhunë në qytetin Marsejë, gjatë Kampionatit Evropian, kanë qenë “luftëtarë të trajnuar që vrasin”.

Poroshenko i ka bërë këto komente për televizionin francez, përpara se të takohet me presidentin e Francës, Francois Hollande, sot në Paris.

Dy britanikë mbeten në gjendje kome pasi janë plagosur rëndë, përpara ndeshjes Angli-Rusi në Marsejë, më 11 qershor.

Ata janë në mesin e 35 të të plagosurve, shumica britanikë, gjatë tre ditëve të dhunës.

Prokurorët francezë kanë thënë se tifozët rusë kanë sulmuar mbështetësit e Anglisë në mënyrë të orkestruar.

Tre rusë kanë marrë dënime deri në dy vjet burgim dhe gjashtë anglezë deri në gjashtë muaj.

XS
SM
MD
LG