Ndërlidhjet

KON: Rusët duhet të marrin leje individuale për Olimpiadë


Presidenti i KON-it, Thomas Bach - 21 qershor 2016
Presidenti i KON-it, Thomas Bach - 21 qershor 2016

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, e ka lënë të hapur mundësinë që disa atletë rusë të garojnë nën flamurin rus në Lojërat Olimpike 2016, që do të mbahen në Brazil.

Megjithatë, Bach ka thënë sot se ka “dyshime serioze rreth prezumimit të pafajësisë" të atletëve rusë dhe atyre kenianë, të cilët akuzohen për përdorim të substancave të ndaluara.

Bach ka thënë se garuesit nga Rusia dhe Kenia duhet të verifikohen nga federatat ndërkombëtare të sporteve, në të cilat garojnë, me qëllim që të sigurojnë të drejtën për Lojërat Olimpike në Rio.

Për vrapuesit kjo nënkupton se kërkohet miratim nga Shoqata Ndërkombëtare e Federatave Atletike për secilin atlet individualisht.

Vendimi është bërë publik nga Bach, pas një takimi të djeshëm të KON-it rreth vendeve që janë shpallur se nuk i kanë respektuar rregullat e Agjencisë Kundër Dopingut, rreth përdorimit të substancave të ndaluara.

XS
SM
MD
LG