Ndërlidhjet

Protestat në Shkup


Protestat në Shkup
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:17 0:00

Protestat kundër qeveritare në Maqedoni kanë shtuar sulmet e tyre ndaj ndërtesa qeveritare dhe monumenteve gjatë demonstratave të fundit. Më 20 qershor, aktivistët kanë shfrytëzuar kova për të hedhur ngjyrë në ndërtesën e Ministrisë së Drejtësisë në Shkup. Më pas protestuesit kanë përdorur edhe çorapet për të gjuajtur ngjyrë nëpër ndërtesa të tjera. Demonstratat e përditshme që mbahen në mbrëmje kanë filluar më 12 prill kur presidenti i vendit, Gjorgje Ivanov, ka amnistruar politikanë dhe zyrtarë të tjerë të përfshirë në një skandal përgjimi dhe afera korruptive. Protestuesit po iu gjujnë ngjyrë ndërtesave dhe monumenteve për të cilat thonë se janë simbole të një sistemi të korruptuar. Protestat në Shkup quhen “revolucioni me ngjyrë”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG