Ndërlidhjet

SHBA: Nuk miratohet ligji për kontroll më të madh nga FBI


Ilustrim
Ilustrim

Senati amerikan të mërkurën e ka hedhur poshtë një propozim të republikanëve për rritje të mundësisë së vëzhgimit sekret të Byrosë së Hetimeve Federale.

Propozimi u bë pas vrasjes masive që ndodhi në një lokal nate për homoseksualë në Orlando.

Projektligji i ri do të zgjeronte mundësinë që FBI të kërkonte vëzhgimin e bisedave telefonike dhe të dhënave në internet nga kompani si “Alphabet Inc” dhe “Verizon”, pa mandat gjykate.

XS
SM
MD
LG