Ndërlidhjet

Shira të furishëm përfshijnë Evropën perëndimore


Ilustrim
Ilustrim

Shira të furishëm kanë përfshirë disa shtete të Evropës perëndimore, ndërsa një person ka humbur jetën në Holandë për shkak të përmbytjeve.

Policia në qyetin port Roterdam tha se një burrë 45 vjeç është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm. Dyshohet se ai ka vdekur nga rryma në bodrumin e përmbytur të shtëpisë.

Franca dhe Belgjika kanë ngritur po ashtu alarmet për mot të ligë.

Britanikët gjithashtu po përballen me shira dhe përmbytje në ditën kur po mbahet referendumi për anëtarësinë e këtij vendi në Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG