Ndërlidhjet

EURO 2016: Polonia e mund Zvicrën


Xherdan Shaqiri, Arkiv
Xherdan Shaqiri, Arkiv

Futbollisti me origjinë nga Kosova, Xherdan Shaqiri e ka shpëtuar përkohësisht kombëtaren e Zvicrës në përballjen që sapo përfundoj në Saint Etienne të Francës duke shënuar një gol që po vlerësohet më i bukuri deri më tash në Euro 2016.

Polonia e ka kaluar shumicën e ndeshjes me rezultat 1:0 me golin e shënuar nga Blaszczykowski në minutën e 39-të.

Dhe, atëherë kur dukej se Polonia po e kalon këtë fazë pa problem, Shaqiri e shënon golin e barazimit në minutën e 82-të.

Ekipet është dashur të luajnë edhe dy vazhdime nga 15 minuta, ndërsa gjasat e Zvicrës morën fund në përballjen me penallti pasi kjo e fundit përfundoj me rezultat 5:4 për Poloninë.

Një tjetër lojtar me origjinë nga Kosova, Granit Xhaka e humbet penalltinë për Zvicrën duke e pamundësuar kështu vazhdimin e ekipit kombëtar zvicran më tutje në kampionatin evropian të futbollit.

XS
SM
MD
LG