Ndërlidhjet

Kinë: 30 viktima si pasojë e aksidentit me autobus


Ilustrim
Ilustrim

Televizioni shtetëror kinez, CCTV ka thënë se së paku 30 persona janë vrarë në një zjarr që ka shpërthyer në një autobus turistësh në krahinën qendrore, Hunan.

CCTV thotë se në bordin e autobusit ishin 56 pesona kur ai u përplas në një pengesë përgjatë autoudhës në mëngjesin e sotëm.

Televizioni kinez ka thënë se 21 persona janë dërguar në spital ndërsa shoferi është ndaluar për tu marrë në pyetje. Arsyeja e aksidentit ende nuk dihet.

Zyrtarë vendor besojnë se në autobus ka pasur rrjedhje të vajit pas përplasjes së autobusit dhe kjo ka mundësi që e ka shkaktuar zjarrin.

Aksidentet e trafikut janë të zakonshme në Kinë. Çdo vit atje vdesin 250 mijë persona si pasojë e aksidenteve në rrugët e Kinës, të dhëna këto të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

XS
SM
MD
LG