Ndërlidhjet

Siri: 82 viktima, 58 civilë gjatë sulmeve ajrore ruse dhe qeveritare


Ilustrim
Ilustrim

Së paku 82 persona, prej të cilëve 58 civilë janë vrarë si pasojë e sulmeve ajrore siriane dhe ruse në pjesën lindore të Sirisë, që kontrollohet nga militantët e Shtetit Islamik.

Observatoriumi Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londer ka thënë se aeroplanët rusë dhe sirianë gjatë ditës së djeshme kanë pasur cak rajonin e Al Quriah.

Grupi thotë se 58 civilë kanë vdekur gjatë sulmeve ajrore. Nuk tregohet nëse 24 personat e tjerë të vrarë janë militantë të Shtetit Islamik apo jo.

Militantët e IS-it e kontrollojnë shumicën e zonës në fjalë prej marsit në vitin 2015, që gjendet afër kufirit lindor sirian me Irakun.

Aeroplanët rusë janë duke kryer sulme prej shtatorit të vitit të kaluar në përkrahje të presidentit Bashar al Assad.

Më shumë se 280 mijë njerëz janë vrarë prejse ka nisur konflikti në Siri në mars të vitit 2011.

XS
SM
MD
LG