Ndërlidhjet

Cameron: Nuk e zbatojmë nenin 50 në këtë fazë


Kryeministri britanik, David Cameron
Kryeministri britanik, David Cameron

Kryeministri në largim i Britanisë, David Cameron i ka thënë parlamentit të këtij shteti se njëherë nuk do e kërkojnë largimin zyrtar nga BE-ja.

Duke iu drejtuar deputetëve për herë të parë prej referendumit të 23 qershorit, Cameron e ka bërë të qartë se fillimisht do e kërkojnë negocimin e një marrëdhënie të re me BE-në.

Më 23 qershor, rreth 52 % e britanikëve kanë votuar për daljen e vendit të tyre prej Bashkimit Evropian.

Zyrtarë të BE-së po bëjnë presion që ky shtet tani të kërkojë zbatimin e nenit 50 të Traktatit të Lisbonës, veprim ky i nevojshëm kur një shtet dëshiron të largohet nga blloku i shteteve evropiane.

Mirëpo, kryeministri Cameron ka thënë se kjo varet tërësisht nga Londra, pasi edhe sipas rregullave të BE-së, futja në veprim e nenit 50 është tërësisht në duar të shtetit që dëshiron të largohet nga blloku evropian.

XS
SM
MD
LG