Ndërlidhjet

Ylli rus i tenisit Sharapova në seminar biznesi në Harvard


Maria Sharapova
Maria Sharapova

Ylli rus i tenisit, Maria Sharapova, e cila aktualisht është e suspenduar për dy vite nga garat ndërkombëtare për shkak të dopingut, thotë se do ta ndjek një kurs në Harvard Business School.

Sharapova, që në aktivitetet e saj biznesore përfshihet edhe prodhimi i çokollatës, Sugarpova, ka shkruar mbrëmë në Facebook se do ta ndjek kursin dyjavor këtë verë.

Tenistja Maria Sharapova, 29 vjeçare, është shprehur e përkushtuar për ta kundërshtuar suspendimin për shkak të dopingut me meldonium, që në muajin janar ishte shtuar në listën e substancave të ndaluara të Agjencisë Botërore Kundër Dopingut.

Ky skandal ka ndikuar që disa sponzorë ta braktisin, por kompania gjigante, Nike, ka qëndruar me të dhe Sharapova mbetet njëra nga sportistet me të ardhura më të larta në botë.

XS
SM
MD
LG