Ndërlidhjet

Merkel ka shprehur përkushtim për forcim të BE-së pas Brexit-it


Angela Merkel
Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka shprehur përkushtimin e qeverisë së saj për mbajtjen e lidhjeve të afërta me Britaninë dhe punën e përbashkët për forcimin e Bashkimit Evropian, pas votimit historik të javës së kaluar, me ç’rast u vendos për largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian.

“Ne ndjejmë se sa kritike është që të gjitha 27 shtetet e mbetura në BE të demonstrojnë se ne jemi të gatshëm të ndërmarrim hapa të drejtë përpara”, tha sot Merkel gjatë fjalimit të saj në Parlamentin e Gjermanisë.

Ajo i ka mirëpritur të gjitha propozimet që do të ndihmonin në forcimin e BE-së, por ka theksuar se është madhore që të evitohen çfarëdo masash që mund t’i inkurajojnë vendet e tjera për largim nga blloku.

Kancelarja Merkel është shprehur se i takon Britanisë që ta inicoj hapin e ardhshëm për largim nga BE-ja, para se eventualisht të fillonin çfarëdo negociata formale apo joformale për lidhjet e ardhshme të saj me BE-në.

XS
SM
MD
LG