Ndërlidhjet

OKB: “Shqetësim i thellë” për sulmet ksenofobike në Britani


Pamje e pjesës qendrore të Londrës
Pamje e pjesës qendrore të Londrës

Zyrtari i lartë i Kombeve të Bashkuara për të drejta të njeriut, Zeid Raad al-Hussein, thotë se është “thellë i shqetësuar” për raportet aktuale të sulmeve dhe keqtrajtimeve të komuniteteve pakicë dhe personave të jashtëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Në një deklaratë për media të publikuar sot, zoti al-Hussein tha se racizmi dhe ksenofobia janë “totalisht dhe absolutisht të papranueshme”.

Ai ka kërkuar nga autoritetet britanike që të ndërmarrin aksion për ndaljen e sulmeve ksenofobike dhe ata që janë përgjegjës për sulme të sillen para drejtësisë.

Këto komente u bënë një ditë pasi Ambasada e Polonisë në Londër ka njoftuar se katër persona të jashtëm në Britani ishin caqe të keqtrajtimeve ksenofobike.

Policia tha se letra me mbishkrime ofenduese kundër polakëve janë shpërndarë në pjesën qendrore të Anglisë, ndërsa janë paraqitur grafite në një qendër kulturore polake në pjesën qendrore të Londrës, tri ditë pasi në Britani është votuar për largim nga BE-ja.

“Ne jemi të shokuar dhe thellë të shqetësuar nga incidentet aktuale të keqtrajtimit ksenofobik i drejtuar kundër komunitetit polak dhe banorëve të tjerë të Mbretërisë së Bashkuar me trashëgimi imigrante”, ka kumtuar Ambasada e Polonisë në Londër.

XS
SM
MD
LG