Ndërlidhjet

Kremlini: Putin do të bisedoj me telefon me Erdoganin


Recep Tayyip Erdogan (majtas) dhe Vladimir Putin
Recep Tayyip Erdogan (majtas) dhe Vladimir Putin

Kremlini thotë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të bisedoj me telefon me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për të parën herë prej se Ankaraja e rrëzoi aeroplanin luftarak rus, në nëntor të vitit të kaluar.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha sot se biseda telefonike do të bëhet nesër me “iniciativën e palës ruse”, por ka tërhequr vërejtjen se procesi i kapërcimit të pengesave ndërmjet dy vendeve mund të zgjasë.

Raportet ndërmjet dy vendeve janë përkeqësuar prej se Turqia e rrëzoi aeroplanin luftarak rus, duke shkaktuar vdekjen e pilotit të Rusisë.

Peskov ka theksuar, po ashtu, se Erdogan i ka dërguar letër Putinit në të cilin, sipas tij, ai ka kërkuar falje për incident.

Ankaraja ka thënë se Erdogan ka shprehur “keqardhje” për këtë incident, në letrën dërguar Putinit dhe ka kërkuar që familja e pilotit të vrarë “t’i falë”, por nuk ka konfirmuar në mënyrë eksplicite se presidenti turk ka kërkuar falje për rrëzimin e aeroplanit.

XS
SM
MD
LG