Ndërlidhjet

Slobodan Gavriq dënohet me 13 vjet burg


Ilustrim
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 13 vjet burg shtetasin nga Serbia, Slobodan Gavriq, i akuzuar për vepër terroriste.

Gavriq ishte arrestuar në Prishtinë në dhjetor të vitit 2014, pasi në makinën me të cilën udhëtonte policia gjatë kontrollit zbuloi 12.2 kilogram eksploziv.

Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj Gavriqit më 10 korrik 2015.

Sipas aktakuzës, eksplozivi i Gavriqit ishte marrë në Beograd dhe dyshohej për përgatitjen e veprës penale terroriste.

XS
SM
MD
LG