Ndërlidhjet

Putin: Efekti traumatik i BREXIT do ndjehet gjatë


Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se “efekti traumatik” i votimit në Britani për tu larguar nga Bashkimi Evropian do të ndjehet për një kohë të gjatë, megjithëse janë qetësuar trazirat në tregun global.

“Rezultati i referendumit...e ka tronditur tregun, por në aspektin afat-mesëm gjithçka do të rregullohet”, ka thënë Putin gjatë një takimi të diplomatëve rusë në Moskë më 30 qershor.

Pa e specifikuar, ai gjithashtu ka thënë se “është e qartë se efekti traumatik nga rezultati i referendumit do të ndjehet për një kohë të gjatë”.

Megjithë dyshimet se Putin është i kënaqur nga trazirat politike dhe ekonomike në Britani dhe BE, ai insiston se Rusia nuk ka pasur kurrfarë ndikimi në votimit britanik më 24 qershor.

“Do të doja të sqarojë edhe njëherë se i ashtuquajturi BREXIT është zgjedhja e popullit britanik. Ne nuk kemi ndërhyrë në këtë proces dhe nuk po luajmë me të në asnjë mënyrë”, ka thënë ai.

“Tani të shohim se si do i implementojnë parimet e demokracisë”, ka Putin. Moska “do e përcjellë nga afër se sa larg do të shkojnë negociatat në mes të Londres dhe Brukselit dhe se cilat do të jenë pasojat për të gjithë Evropën dhe për ne”.

XS
SM
MD
LG