Ndërlidhjet

Sllovakia nga sot e mban presidencën e radhës të BE-së


Ilustrim
Ilustrim

Slovakia nga sot e ka marrë përsipër presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, në momentin më të ndjeshëm në historinë e bllokut të shteteve evropiane pas referendumit britanik për të dal nga BE-ja.

Slovakia është bërë anëtare e BE-së para 12 vjetësh, ndërsa është edhe pjesë e eurozonës.

Ndonëse çështja e BREXIT natyrshëm do e dominojë këtë periudhë, Bratislava është zotuar se do të merret edhe me forcimin e ekonomisë së BE-së dhe me tema të tjera urgjente.

Një nga veprimet e para do të jetë mbajtja e një samiti joformal liderësh të BE-së në kryeqytetin sllovak më 16 shtator, duke e shënuar kështu herën e parë që një samit i tillë nuk do të mbahet në Bruksel prej vitit 2010.

Megjithëse Britania zyrtarisht vazhdon të jetë anëtare e BE-së në këtë samit janë të ftuar vetëm liderët e 27 shteteve anëtare.

XS
SM
MD
LG