Ndërlidhjet

Maqedoni: Policia i ka zbuluar 73 migrantë në një kamion


Pamje e mëparshme e migrantëve në Maqedoni derisa ata përcilleshin nga policia për t'i kthyer në Greqi
Pamje e mëparshme e migrantëve në Maqedoni derisa ata përcilleshin nga policia për t'i kthyer në Greqi

Policia e Maqedonisë thotë se i ka zbuluar 73 migrantë ilegalë në një kamion, gjatë një kontrolli rutinor sot herët në mëngjes, afër kufirit të Maqedonisë me Serbinë.

Migrantët ishin nga Siria, Afganistani, Bangladeshi dhe Pakistanit, raporton AP nga Shkupi. Sipas policisë, shumica e migrantëve ishin gra dhe fëmijë.

Shoferi i kamionit, një shtetas maqedon, 35 vjeçar, është arrestuar. Ai kishte kërkuar para nga migrantët, por nuk dihet shuma, për t’i transferuar matanë kufirit.

Maqedonia shtrihen në rrugën kryesore të migrantëve, të cilët synojnë të arrijnë në vendet e pasura të Evropës Perëndimore.

Prej se në muajin mars, janë mbyllur kufijtë e vendeve ballkanike, është shtuar trafikimi ilegal i migrantëve.

XS
SM
MD
LG