Ndërlidhjet

Ministri gjerman: Nuk është koha për integrim më të thellë në BE


Wolfgang Schaeuble
Wolfgang Schaeuble

Ministri i financave i Gjermanisë, Wolfgang Schaeuble, thotë se Bashkimi Evropian duhet të mendoj nëse ka kuptim të bëhet integrim më i thellë i shteteve anëtare, duke pasur parasysh votimin në Britani për largim nga BE-ja.

“Në parim, jam mbështetës i integrimit më të thellë”, tha sot zoti Schaeuble, por ka shtuar se “tash nuk është koha”.

Mëtutje, ai konsideron se “në kohën e rritjes së demagogjisë dhe euro-spekticizmit të thellë, Evropa nuk mund të vazhdoj si përpara”.

Këto komente të ministrit gjerman u bënë pasi disa liderë të lartë të BE-së kanë kërkuar proces të integrimit më të thellë, si përgjigje ndaj votimit në Britani më 23 qershor, për largim nga blloku me 28 anëtarë.

XS
SM
MD
LG