Ndërlidhjet

Hetuesit ndërkombtarë arritën për vizitë në Moskë


Pamje e një pjese të Moskës
Pamje e një pjese të Moskës

Përfaqësuesit e Ekipit të përbashkët ndërkombëtar penal të hetimeve kanë arritur në Moskë, për të diskutuar për hetimet e deritashme të përplasjes së aeroplanit të Kompanisë Ajrore të Malajzisë, në fluturimin MH17, në hapësirën ajrore në pjesën lindore të Ukrainës, para dy vitesh.

Zëdhënësi i këtij ekipi, Wim de Bruin, i tha dje agjencisë TASS se delegacioni i hetuesve, prokurorëve dhe policëve, do të qëndroj në Moskë për dy ditë, për të biseduar lidhur me rrëzimin e aeroplanit të tipit Boeing 777, për të cilin hetuesit kanë thënë se ishte qëlluar nga raketa Buk e prodhimit rus, me ç’rast janë vrarë të 298 njerëzit në aeroplan.

Ai nuk ka zbuluar se me kend do të takohet ekipi dhe tha se nuk do të bëhet asnjë deklaratë gjatë vizitës në Moskë.

Agjencia tjetër, Interfax, ka raportuar se ekipi do të takohet me përfaqësuesit e sektorit të mbrojtjes së Rusisë.

Në ekipin e hetimeve penale përfshihen ekspertët nga Australia, Belgjika, Malajzia, Holanda dhe Ukraina, ndërsa udhëhiqet nga Zyra e prokurorit kombëtar të Holandës.

Detyra kryesore e këtij ekipi është të konstatoj se përse është rrëzuar aeroplani.

XS
SM
MD
LG