Ndërlidhjet

Messi dënohet për evazion fiskal, por eviton burgun


Lionel Messi së bashku me të atin në gjykatën e Barcelonës
Lionel Messi së bashku me të atin në gjykatën e Barcelonës

Një nga lojtarët më të mirë të futbollit në botë , Lionel Messi është dënuar për evazion fiskal në Spanjë, mirëpo sipas të gjitha gjasave ai do e evitojë burgun.

Një gjykatë në Barcelonë e ka dënuar atë me 21 muaj burg, por sistemi spanjoll thotë që nëse jepet dënim nën dy vjet, atëherë personi i dënuar mund ta evitojë mbylljen në qeli.

Babai i Mesit gjithashtu është dënuar për fshehjen e 4.1 milionë eurove në mes të viteve 2007 dhe 2009.

Të dy gjithashtu përballen me mundësinë e dënimit edhe me gjoba milionëshe për shkak se kanë fshehur para në Belize dhe Uruguaj.

Futbollisti që është i angazhuar në ekipin katalan të Barcelonës dhe babai i tij janë shpallur fajtor për tri pika të akuzës.

Gjatë procesit gjyqësor, Messi ka thënë se ai “nuk ka ditur gjë” rreth menaxhimit të çështjeve të tij financiare, duke shtuar se ai ka qenë “duke luajtur futboll”.

XS
SM
MD
LG