Ndërlidhjet

Shqipëri: Ambasadori i SHBA-ve kërkon nga deputetët të votojnë për reformë


Pamje nga një seancë e Kuvendit të Shqipërisë
Pamje nga një seancë e Kuvendit të Shqipërisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Donald Lu, ka kërkuar nga partitë opozitare shqiptare, që të arrijnë kompromis për reformën e sistemit gjyqësor ose që ligjvënësit të votojnë të pavarur.

Kjo reformë konsiderohet fundamentale që Bashkimi Evropian t’i filloj negociatat për anëtarësim me Shqipërinë. Por, ajo është kundërshtuar nga Partia Demokratike opozitare.

Demokratët dëshirojnë që partitë politike të kenë më tepër autoritet për të bërë emërime në sistemin e gjyqësisë, ndërsa Partia Socialiste në qeveri, nuk dëshiron të emëruar partiakë, raporton AP nga Tirana.

Ambasadori amerikan, Donald Lu, sot në letrën e tij dërguar secilit anëtar të Kuvendit të Shqipërisë, ka kërkuar nga ata që të votojnë në mënyrë të pavarur “nëse liderët politikë nuk dëshirojnë kompromis”.

Socialistët nuk kanë vota të mjaftueshme për ta kaluar reformën dhe atyre u duhet mbështetja e së paku disa anëtarëve të PD-së opoziare, në parlamentin me 140 deputetë.

XS
SM
MD
LG