Ndërlidhjet

Policia: I armatosuri në Dallas dëshironte t’i vriste të bardhët


Fotografi e publikuar nga policia e Dallasit ku shihet i dyshuari i mundshëm për sulmet kundër policëve gjatë protestës më 7 korrik
Fotografi e publikuar nga policia e Dallasit ku shihet i dyshuari i mundshëm për sulmet kundër policëve gjatë protestës më 7 korrik

Një person i armatosur, i vrarë gjatë të shtënave me policinë e Dallasit, ka thënë se “dëshironte t’i vriste të bardhët, veçanërisht policët e bardhë”, tha policia.

Shefi i policisë së qytetit, David Brown, tha sot se i dyshuari u ka thënë negociatorëve se ai ishte i shqetësuar për të shtënat e policëve kundër personave afrIikano-amerikanë.

Ky njeri ka thënë se po vepronte i vetëm.

Pesë oficerë të policisë janë vrarë dhe 7 të tjerë janë plagosur nga të shtënat me snajperë gjatë një sulmi mbrëmë vonë.

Presidenti amerikan, Barack Obama, e ka dënuar sulmin duke e cilësuar “mizor”.

Policia tha se së paku dy snajperë kanë hapur zjarr “në stilin e pritës” ndaj policëve.

Policia tha se tre vetë janë arrestuar, ndërsa i katërti është vrarë pas një gjendjeje të tensionuar.

Këto vrasje, që janë ndër më vdekjeprurëset kundër policisë amerikane, kanë ndodhur gjatë protestave ndaj dy vrasjeve aktuale të personave afrikano-amerikanë, nga policët.

XS
SM
MD
LG