Ndërlidhjet

Sulmet në Irak, shkarkohen zyrtarë të lartë të sigurisë


Pas sulmit në Balad të Irakut...
Pas sulmit në Balad të Irakut...

Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi, ka shkarkuar tre zyrtarë të lartë të sigurisë në Bagdad, pas një varg sulmesh vdekjeprurëse.

Bëhet fjalë për kreun e komandës së sigurisë në Bagdad, kreun e inteligjencës dhe zyrtarin përgjegjës për Bagdadin në zyrën e këshilltarit për siguri kombëtare.

Vendimi i al-Abadit vjen pasi sulmues vetëvrasës dhe persona të armatosur kanë vrarë së paku 37 veta dhe kanë plagosur 62 të tjerë mbrëmjen e 7 korrikut.

Ky sulm ka ndodhur në qytezën Balad, në veri të kryeqytetit, dhe përgjegjësinë për të e ka marrë grupi militant Shteti Islamik.

Më 3 korrik, së paku 292 veta janë vrarë në një sulm vetëvrasës në qarkun Karrada të Bagdadit.

Përgjegjësinë edhe për këtë sulm e ka marrë Shteti Islamik.

Ai ka qenë sulmi më vdekjeprurës në Bagdad që nga pushtimi amerikan më 2003.

XS
SM
MD
LG